“Shkodra na bashkon”, Rama takon deputetët socialistë të këtij qarku

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 18:32 | Politikë
“Shkodra na bashkon”, Rama takon deputetët socialistë

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme deputetët socialistë të Shkodrës. Nën logon “Shkodra na bashkon”, kreu i qeverisë shprehet se ky takim zhvillohet për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

“Shkodra na bashkon - Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

Disa ditë më parë, Rama takoi drejtuesit politikë të selisë rozë, për strategjinë e zgjedhjeve vendore të 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos