
Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn seancën e radhës për Arbër Cekajn, i akuzuar në lidhje me sasinë e 613 kg kokaine të bllokuara në Maminas.
Shkak i shtyrjes u bë mosmbërritja e leterporosisë që konfirmon se Cekaj, aktualisht në burg në Gjermani, ka marrë dijeni për procesin në Shqipëri.
Administratori i “Arbi Garden” u arrestua në shtetin gjerman në 4 maj 2018 pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Krimet e Rënda. (A2 Televizion)