
Shifrat ditore nga pandemia e koronavirusit në Itali shënuan një tjetër rritje krahasuar me një ditë më parë.
Në buletinin e Ministrisë italiane të Shëndetësisë raportohet se në 24 orët e fundit 649 persona të tjerë humbën jetën, ndërsa 15 378 të tjerë rezultuan pozitivë.
Megjithatë duhet thënë se rritja e numrit të të infektuarve përkon dhe me shtimin e testimeve, ku u realizuan plot 135 mijë të tilla.
Lajmet e mira vijojnë të vinë nga spitalet ku shënohet sërish një rënie e të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera ku trajtohet koronavirusi. (A2 Televizion)