Premier League, Chelsea e nis keq vitin, barazon ndaj Nottingham Forest

Nga A2 CNN
2 Janar 2023, 13:33 | Futboll
Premier League, Chelsea e nis keq vitin, barazon ndaj Nottingham Forest

Çelsi nuk e nisi në mënyrën më të mirë Vitin e Ri teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Notingham Forest.

Që në fillim Blutë e Londrës u panë më dominues dhe kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-tëme anë të Stërling.

Edhe pas kësaj, skuadra e Poter provoi disa herë dhe për golin e dytë por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë, vendasit u shfaqën me një tjetër ritëm dhe në minutën e 63-të, ishte Aurier, që përfitoi nga një rrëmujë në zonë, dhe vendosi baraspeshën në fushë.

Një gol që rihapi gjithçka por pavarësisht se të dy ekipet bënë çmos për të marrë 3pikë nga ky takim, 90 minuta përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1.

Një barazim që nuk ndihmon aspak Chelsin pasi  blutë e Londrës aktualisht pozicionohen në vendin e tetë me 25 pikë, 7 më pak se Manchester United i vendit të katërt.

Takimin e radhës Chelsi e luan ndaj kampionëve të Manchester City më 5 janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos