7 raste të reja me koronavirus në Vlorë, infektohet dhe juristi i Universitetit të Elbasanit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 09:57 | Aktualitet
7 raste të reja me koronavirus në Vlorë, infektohet dhe juristi i

Burime për A2 bëjnë me dije se, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistuar 7 raste të reja me koronavirus në qytetin e Vlorës.

Autoritetet e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar kanë kryer 44 testime te personat e dyshuar, 7 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas burimeve pjesa më e madhe e personave të infektuar janë raste kontakti.

Gjithashtu raportohet dhe për një rast të ri në qytetin e Elbasanit, i cili është një jurist pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos