All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Familja Obama në zi, ndërron jetë Bo: Humbëm një mik besnik

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 09:20 | Bota
All - Paragraf - 1

Me anë të një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama njoftoi vdekjen e një prej qenve të tij dhe pikërisht Bo.

“Familja humbi një mik të vërtetë besnik. Për më shumë se 10 vjet, Bo ishte prezent në jetët tona, në ditët e mira dhe të këqija”, shkruan ish-presidenti në një foto ku shfaqen me qenin e tij.

All - Paragraf - 3

"Ai mësoi si të sillej dhe në Shtëpinë e Bardhë, lehu me të madhe por nuk kafshoi, e donte shumë kërcimin në pishinë në verë, ishte i dashur me fëmijët dhe kishte një gëzof fantastik. Ishte pikërisht ajo që na duhej dhe ishte më shumë sesa prisnim, do të na mungojë", përfundon Obama. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos