
Bojkoti i avokatëve në të gjithë vendin duket se nuk ka vënë në vështirësi vijimin normal të punës në Gjykata dhe Prokurori.
Ndërsa avokatët po përshkallëzojnë reagimin e tyre edhe me protesta pranë parlamentit të vendit, jo shumë larg prej tyre, në gjykatën dhe prokurorinë e Elbasanit, raportet tregojnë për vijim normal të punës.
Gjatë ditës së enjte në gjykatën e Elbasanit u zhvilluan 14 procese gjyqësore, ndërsa një ditë më parë ishin zhvilluar 18 procese. Nëse këto seanca janë zhvilluar me apo pa praninë e avokatëve kjo mbetet për t’u mësuar në ditët në vazhdim.
Por fakti që përveç gjykatës edhe prokuroria vijon normalisht punën hetimore, tregon se bojkoti i avokatëve nuk po jep efektet që mbrojtësit ligjorë pretendonin të arrinin, si shenjë të protestës së tyre kundër hartës së re gjyqësore. (A2 Televizion)