
25 qershori shënoi 70 vjetorin e nisjes së luftës në gadishullin korean, mes Jugut dhe Veriut të vendit. Konflikti nisi në vitin 1950 kur trupat komuniste të Koresë së Veriut ndërmorën një sulm të befasishëm në zonën përtej paralelit të 38, në Korenë e Jugut. Kjo e fundit e mbështetur nga Kombet e Bashkuara nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, iu kundërpërgjigj Koresë së Veriut e cila mbështetej nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. 3 milionë ushtarë dhe civilë mbetën të vrarë, dhe 5 milionë persona u kthyen në refugjatë.
Lufta mes Koreve mbaroi pak a shumë atje ku nisi, afër paralelit të 38. Armëpushimi u nënshkruan në 27 korrik të vitit1953, në marrëveshje deklarohej se të dy vendet do të tërhiqnin trupat e tyre në një distancë prej 2 kilometrash duke krijuar një zonë te demilitarizuar. Pikërisht kjo zonë është kufiri më i fortifikuar në botë, me rreth një milion trupa të vendosura në secilën anë.
Koreja e Veriut e quajti 27 qershorin 1953, kur u nënshkrua armëpushimi, ditën e saj të fitores në luftën e madhe për të çliruar Atdheun, dhe fajësoi prezencën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Jug, për konfliktin në gadishull. (A2 Televizion)