
Pas legjendës braziliane Pele, që pretendon se ka shënuar 1283 gola në karrierë, 500 më tepër nga llogaritjet zyrtare, tashmë polemika e goleadorëve vazhdon.
Me rrjetën në Superkupën e Italisë kundër Napolit, Cristiano Ronaldo arriti shifrën rekord të 760 golave, duke kaluar edhe Jozef Bican, që cilësohej si shënuesi më i mirë në histori.
Por, ndërsa mediat botërore vlerësonin arritjen e yllit portugez, nga Republika Çeke dolën me qëndrim zyrtar. Sipas Komitetit të Historisë dhe Statistikave në Federatën Çeke, Bican ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare dhe Cristiano Ronaldo është ende larg primatit. (A2 Televizion)