
Liverpool nuk është më i frikshëm si dikur. Skuadra e Jurgen Klopp ka humbur terren me kreun dhe tashmë vjen edhe një humbje që prish rekordin e pathyeshmërisë në "Anfield Road".
“Të kuqtë” u mundën 1-0 nga Burnley në javën e 19-të të Premier League. Një gol i Barnes në minutën e 83, nga pika e bardhë, i dha suksesin e artë skuadrës që lufton për mbijetesë në kampionatin anglez.
Liverpool është shkëputur 6 pikë nga United i vendit të parë, ndërsa mban vendin e katërt në klasifikim, me 34 pikë.
Ndërkohë, ekipi i Klopp ende nuk ka shënuar gol në Premier League në këtë vit. (A2 Televizion)