Muriqi gjen golin e parë me Lazion dhe i jep ekipit kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 08:29 | Futboll

Më në fund arrin të zhbllokohet Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi për herë të parë me fanellën e Lazios, një gol që vlen jo pak, por kualifikimin e kryeqytetasve në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lazio mundi 2-1 Parmën, me Muriqin që shënoi në mënyrë spektakolare, me një goditje me kokë larg portës.

Një gol me peshë i sulmuesit kosovar, i cili çlirohet tek italianët dhe fiton besim për të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos