Meta pritet të shpallë 6 marsin për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 13:04 | Politikë
Meta pritet të shpallë 6 marsin për zhvillimin e zgjedhjeve

Gjashtë marsi pritet të jetë data për zgjedhje të pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar. Presidenti i Republikës ka ftuar partitë politike në konsultime, dhe i pari në zyrën e Ilir Metës mbërriti kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla.

Asnjë komunikim për mediat nga përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet një komunim nga Presidenca.

Më herët, kreu i shtetit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeministrit Rama informcion zyrtar për të konfirmuar procedurialisht 6 bashkitë pa kryetar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vuri në dijeni Metën për tri bashki, largimi i kryetarëve të të cilave lidhej me këtë institucion, si Shkodra, Vora dhe Dibra, ndërsa për Durrësin, Lushnjën dhe Rrogozhinën, vakancat lidhen drejtpërsëdrejti me kryeministrinë.

vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos