Vera është bërë për pantallona të shkurtra. Nga daljet e mëngjesit në plazh deri te koktejet e perëndimit të diellit, pantallonat e shkurtra xhins janë tashmë pjesë e kësaj fantazie estetike të lidhur ngushtë me ditët me diell dhe pushimet.
Edhe pse shpesh konsiderohen si adoleshente, në fakt, nëse kombinohen në mënyrën e duhur, mund të bëhen një alternativë perfektë.
Qasja casual dhe e shkujdesur duhet të jetë e balancuar sipas rastit, ndërkohë që zgjedhja e këpucëve është thelbësore. Në përgjithësi është më mirë të preferoni këpucë të sheshta, si sandale apo atlete për një rezultat elegant.
Dhe nëse e keni të vështirë të gjeni siluetën e duhur për trupin tuaj, këshilla jonë është të përqendroheni te beli i lartë. (A2 Televizion)







