8 viktima nga koronavirusi në Kosovë, Prishtina mbetet vatra më e nxehtë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 15:16 | Kosova
8 viktima nga koronavirusi në Kosovë, Prishtina mbetet vatra më e

Në 24 orët e fundit, Kosova ka deklaruar 249 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore të Kosovës bënë me dije se numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 50 mijë ndërsa ai i viktimave në 1298.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë, ndërkohë që numri i rasteve aktive është mbi 10 mijë.

Pjesa më e madhe e rasteve vijojnë të regjistrohen në Prishtinë, ku kishte 99 infeksione ditore, ndjekur nga Gjakova dhe Gjilani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos