
8 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në qytetin e Odesës në lindje të Ukrainës.
Zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe shërbimet zjarrfikëse ende nuk japin të dhëna për shkaqet e tij.
Hoteli “Tokyo Star” ka 273 dhoma dhe nuk dihet numri i personave që kanë qenë brenda tij në momentin e zjarrit. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 3 orë për të vënë flakët nën kontroll të cilat dogjën një sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë. (A2 Televizion)