Arma e rrezikshme, forcat kineze stërviten me “pirunë” gjigantë elektrikë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 22:30 | Bota

Forcat kineze të sigurisë janë fotografuar duke u stërvitur në përdorimin e “pirunëve” gjigantë, të cilët mund të lëshojnë goditje elektrike kundër protestuesve.

Policia dhe ushtria u fotografuan duke u praktikuar në ushtrimin e kontrollit të turmës me këtë pajisje, e cila mund të shkaktojë djegie dhe plagë. Kjo ka ndodhur në Qendrën Sportive Bay Shenzhen në Shenzhen, vetëm 4,5 milje larg kufirit me Hong Kongun, në të cilin po mbahet një tjetër javë protestash me gati 1 milion persona në rrugë, pasi më herët demonstruesit mbyllën edhe aeroportin ndërkombëtar.

Foto e ushtarëve kinezë u postuan gjatë së premtes nga mediat kineze. Më herët, Amnesty International ka paralajmëruar së këto pajisje janë mjaft të rrezikshme për protestuesit.

https://a2news.com/2019/08/14/tanket-kineze-mbushin-stadiumin-pamjet-kapen-nga-sateliti/?foto=9

Prej ditësh, ushtria kineze është vendosur në stadiumin e Shenzhen ku u kapën foto edhe nga sateliti, menjëherë pas deklaratës së Presidentit Amerikan, Trump, se qeveria kineze po transferon trupat në kufirin me Hong Kongun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos