
80 vite të artistit Eno Koço janë festuar me muzikë në Akademinë e Shkencave, që i ka dedikuar dirigjentit një veprimtari sa shkencore, po aq edhe artistike.
Është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, por sot është vlerësuar si një artist që i ka dhënë shumë jetës kulturore në Shqipëri. Artisti dhe muzikologu Eno Koço festoi kështu 80-vjetorin.
Ka qenë Ansambli i Harqeve “Academia Albanica” që ka interpretuar dy këngë të Tonin Harapit, një poemë homazh për Tefta Tashko Koçon, një krijim të Vaso Toles dhe Mozartin nën dirigjimin e Eno Koços. (A2 Televizion)