827 viktima dhe mbi 28 mijë të infektuar në Itali

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 17:27 | Bota
827 viktima dhe mbi 28 mijë të infektuar në Itali

Janë 28 352 personat e rinj në Itali që kanë rënë në kontakt me koronavirusin. Ky është bilanci ditor në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili raporton dhe për 827 viktima.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer më shumë se 222 mijë tamponë në të gjithë vendin.

Lajme të mira vijnë nga spitalet ku është ulur numri i të shtruarve në terapi intensive dhe në pavionet e tjera.

Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus, ku gjatë ditës së fundit janë regjistruar 35 467 të shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos