Prej 85 ditësh, ishujt Kanarie janë të pushtuar nga vullkani Cumbre Vieja, i cili duket se nuk ka ndërmend të ndalë aktivitetin e tij.
Që nga 19 shtatori, lava e vullkanit ka shkatërruar mbi 3 mijë ndërtesa dhe ka detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre.
Pas aktivitetit që nuk ndalet, këtë të diel, një re e madhe hiri vullkanit u ngrit në qiell, duke krijuar një pamje të frikshme në ishullin që ishte destinacion turistik për mijëra persona.
Pas riaktivizimit të vullkanit, ekspertët parashikuan që ai të ishte aktiv për një periudhë rreth 3 muaj, ndërsa tashmë Mariano Hernandez, një zyrtar i qeverisë, u shpreh se ekspertët ende nuk kanë dhënë siguri se kur mund të përfundojë aktiviteti vullkanit.
Në 24 orët e fundit, autoritetet regjistruan edhe 24 tërmete, nga e shtuna në të diel, edhe me intensitet të ulët. Pjesa më e madhe e ishullit është e mbuluar nga lumenjtë e lavës. (A2 Televizion)