9 shqiptarë në pranga, kokainë për të pasurit në Londër

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 12:27 | Bota
9 shqiptarë në pranga, kokainë për të pasurit në

Policia britanike ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej kryesisht me shpërndarjen e drogës në Londër. Në pranga përfunduan 9 persona të moshës nga 19 deri në 28 vjeç.

Shqiptarët trafikonin kryesisht kokainë, ndërsa klientët kryesorë ishin personat më të pasur të Londrës. Banorët e Tunbridge Wells shpenzuan 4.2 milionë paund për të blerë kokainë në 6 muaj duke përdorur një sistem shpërndarje të ndërtuar nga banda.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, shqiptarët kishin ngritur edhe një “Call Center” në Londër për të marrë porositë. Rasti në fjalë vjen pasi kandidati për lidershipin konservator, Michael Gove pranoi se kishte qenë përdorues kokaine.

Banda shqiptare u zbulua nga dy agjentë të infiltruar, të cilët mësuan dhe mënyrën e funksionimit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos