
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në një plazh të Riminit në këto ditë të nxehta vere.
Një 83 vjeçar nga provinca e Vareses humbi jetën në det pasi shpëtoi nga mbytja bashkëshorten e tij e cila kishte hyrë në një thellësi dhe rrymat detare e pengonin që të dilte jashtë.
Sipas dëshmive, 83 vjeçari i është afruar menjëherë bashkëshortes sapo ka dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe ka mundur ta shpëtojë atë, por sapo mbërriti pranë bregut pësoi një goditje në zemër që i shkaktoi vdekjen.
Ekipi i ndihmës së shpejt bëri të pamundurën për të shpëtuar të moshuarin por fatkeqsisht nuk ia doli. Çifti i të moshuarve prej 50 vitesh kalonte pushimet në këtë plazh të Riminit. (A2 Televizion)