A do e dëmtojë Bejko-Këlliçin? Spaho: Kandidaturë false, më mirë mos hyjë në garë fare

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 20:48 | Politikë
A do e dëmtojë Bejko-Këlliçin? Spaho: Kandidaturë

Për deputetin demokrat Edmond Spaho, kandidatura e Roland Bejkos në Tiranë nuk do ta dëmtojë garën e Belind Këlliçit qoftë dhe indirekt duke ndihmuar dhe Erjon Veliajn.

Sipas Spahos, caktimi i Bejkos është një falsitet. Ai shtoi se kandidati i Alibeajt do të marrë shumë pak vota në kryeqytet dhe për këtë arsye do të ishte më mirë të mos hynte në garë fare.

“Aspak nuk e mendoj se do të ketë probleme Këlliçi. Pasi nëse ka një kandidaturë që është false është ajo e Bejkos i cili nuk lidhet pak me Tiranën. Më mirë do të ishte të kandidonte në Gjirokastër. Nuk është puna të jesh rezident. Duhet të kesh jetuar, të njohësh problemet që të japësh dhe zgjidhje për problemet. Nuk gjen dot kandidat, nuk ka njerëz nga pas. E për rrjedhojë bëhen zgjedhje të çuditshme. I japin Tiranës një kandidaturë që nuk ka lidhje me të. Nuk e shoh si rrezik për Këlliçin. Do të marrë shumë pak vota, nuk e dëmton dot Këlliçin dhe nuk e ndihmon dot Veliajn. Nëse pret të fitojë bashkinë duke u mbështetur te Bejko e ka të humbur që sot dhe më mirë mos hyjë në garë”, tha Spaho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos