Spaho në “Debat”: PD e Alibeajt një “flluskë” sapuni. Shqetësues fakti se u përdorën si vegla nga Rama

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 20:30 | Politikë
Spaho në “Debat”: PD e Alibeajt një

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit u shpreh se, PD e Rithemelimit, që përbëhet nga shumica e anëtarësisë ka pasur prezantime shumë të suksesshme kandidatësh.

Për këtë ai mori shembull takimet e Sali Berishës nëpër rrethe gjatë prezantimit të kandidatëve të Rithemelimit për zgjedhjet e 14 majit.

“Partia Demokratike e Rithemelimit, që përbëhet nga shumica e anëtarësisë ka pasur prezantime shumë të suksesshme kandidatësh. Kudo ku ka shkuar, pritja e z. Berisha ka qenë entuziaste dhe prezenca ka qenë tepër e madhe.

Përsa i përket fushatës. Me çfarë njerëzish do ta zhvillojnë ata fushatën? Ata nuk kanë njerëz, nuk kanë struktura në rrethe. Në një pjesë të mirë të bashkive, mund të ketë ngelur vetëm kryetari.

Të mos jesh në gjendje të gjesh kandidatë për kryetar bashkish, do të thotë që je flluskë sapuni. Shqetësim është fakti se ato po përdoren si vegla nga Edi Rama. Po përdoren për të përçarë opozitën.”, u shpreh ndër të tjera në këtë intervistë, deputeti Edmond Spaho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos