
I pyetur nga gazetarët nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën sikurse ka bërë kur ishte në krye të Partisë Demokratike, nëse rikthehet sërish në krye të PD-së, Berisha përgjigjet se nuk do ta mbështeste kurrë, pasi ai nuk meriton mbështetjen e tij dhe të demokratëve
“Kurrë nuk do ta mbështesja sepse ai nuk meriton as mbështetjen time as të demokratëve. Të rrijë 8 vite kryetar dhe njeriu po t’i vërë vetes qëllim e rindërton e ndryshon veten 8 herë dhe pas 8 vitesh del se vetëm 19% e votuesve të PD-së kanë votuar për kryetarin. Ai më mirë ta sosë këtë mandat dhe të marrë një pushim të gjatë”. (A2 Televizion)