
Deniz Derralla, drejtor i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, foli në A2 Business ku u diskutua për pastrimin e parave në Shqipëri. Ai u pyet nëse bankat i raportojnë të gjitha rastet e transaksioneve të dyshimta, duke u përgjigjur se problemi më i madh është në agjencitë e këmbimit valutor.
“Institucionet financiare janë të detyruara në çdo rast kur ato mendojnë se kryhet një aktivitet financimi i parave të pista apo të financimit të terrorizmit, atëherë rastet raportohen në agjencinë e parandalimit të parasë. Për shkak të volumit të madh që këto transaksione kanë, për shkak të transaksioneve me jashtë, për shkak të disa formave të reja të transaksioneve që kanë ndodhur gjatë këtyre videove, sigurisht që mund të ketë transaksione që e kalojnë syrin vigjilent të bankës dhe nuk raportohen si aktivitete të dyshimta. Megjithatë, mund të them që vlerësimi që i dha Moneyval këtij sistemi financiar nënkupton që aktiviteti i bankave është ky.
Nga kontrollet që ne kryejmë ka pasur një sërë trajnimesh që kanë pasur fokus pastrimin e parave. Në rastet e inspektimeve tona, ne kemi vënë re mangësi që kanë të bëjnë kryesisht me politika të brendshme apo me raste të evidentuara si të të rrezikshme edhe pse kanë qenë klientë me të shkuar kriminale apo të dyshuar, të cilat janë raste që duhen evidentuar. Ne kemi pasur edhe raste kur janë marrë masat kryesisht ndaj agjencive të këmbimit valutor”, u shpreh Deralla. (A2 Televizion)