Pastrimi parave, çfarë ndodhi me memorandumin e bashkëpunimit mes 3 institucioneve?

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 20:10 | Ekonomi
Pastrimi parave, çfarë ndodhi me memorandumin e bashkëpunimit

Një vit më parë, Prokurori i Përgjithshëm e cilësoi informalitetin në ekonomi si “Thembra e Akilit”, sa i përket pastrimit të parave dhe aktiviteteve të paligjshme në vendin tonë.

Në atë kohë, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmendi dhe problematikat, sipas tij, mes aseteve te sekuestruara dhe atyre të konfiskuara.

Shkëmbimi i informacionit mendohej të ishte një pikë kthese për goditjen e pastrimit të parave. Për këtë, mes tre institucioneve, Prokurorisë, Ministrisë së Financave dhe asaj të brendshme nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Marrëveshja parashikonte marrjen e masave për inicimin dhe realizimin e ndryshimeve ligjore në luftën kundër krimeve finanaciare, por raportet ndërkombëtare vijojnë ta nxjerrin Shqipërinë me progres të ulët në këtë pjesë.

Ndonëse institucionalizohej bashkëpunimi për kryerjen e hetimeve proaktive dhe shkëmbimit të informacionit raporti më i fundit i mekanizmit të Këshillit të Evropës për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit mendon ndryshe. Raporti evidenton se vendi ynë vijon të ketë probleme me mungesën e transparencës në vendimmarrje, si dhe pamundësisë për mbikëqyrje të institucioneve financiare dhe aktivitetit të bizneseve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos