All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

A je i sigurt Joe? Presidenti Biden: Amerika ka 54 shtete

Nga A2 CNN
29 Tetor 2022, 22:41 | Bota
All - Paragraf - 1

Presidenti Joe Biden bëri një gafë tjetër gjatë një fjalimi në Filadelfi, ku kishte shkuar të mbështeste kandidatin demokrat John Fetterman.

Presidenti 79 vjeçar iu tha të pranishmëve se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor për të shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e barnave.

All - Paragraf - 3

Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos