
Nuk kam asnjë aleancë as fluide, me askënd përtej koalicionit. Ishte kjo përgjigjja që kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Belind Këlliçi dha në A2 CNN. Ai tha se në ditët në vijim do ketë një tryezë të partive parlamentare dhe jo parlamentare, ku Dajti nuk do të jetë pjesë.
“Jam pjesë e koalicioni ku janë PD, PL, PDK, E PBDNJ dhe do ta shihni që do krijojë një lëvizje më të gjerë se kaq një tryezë të partive parlamentare dhe jo parlamentare që do të jenë pjesë e frontit të bashkuar kundër Veliajt dhe Marko Dajti nuk bën pjesë. Bëni mirë të pyesni Marko Dajtin ose zotin Noka. Ka patur një tentativë për të mos lejuar një kandidaturë tjetër në garë ajo e Arlind Qorrit. Edhe pse nuk ndaj asnjë pikëpamje me të kam reaguar pozitivisht në favor se mendoj që çdo subjekti e kandidati duhet t’i jepet mundësia”. (A2 Televizion)