
Brenda muajit të parë të mandatit të Belind Këlliçi premtoi të ndryshojë filozofinë e policisë bashkiake, në studion e Debatit në A2 CNN, ai përmendi disa raste ekstreme të Policisë bashkiake kundrejt qytetarëve dhe u zotua për një polici në shërbim të qytetarëve dhe jo patronazhiste.
“Brenda muajit të parë ndërron filozofia. Unë besoj fort që institucionet marrin fytyrën dhe imazhin e drejtuesit edhe policia ka marrë fizionominë e kryetarit të bashkisë. Policia ka qëllim të jetë është në shërbim në komunitetit dhe jo t’i vërë gjobë qytetarit dhe t’i shtrëngojë lakun në fyt. Jam hasur me raste ekstreme ku edhe në fshat janë gjobitur me 38 mln leke për rindërtimin e shtëpisë për një shtëpi që vlente 20 mln lekë të vjetra ndërkohë që në sheshin Skënderbej ekziston një kullë 50 metra nga zyra e kryetarit të bashkisë nuk e ka parë që është ndërtuar 7 kate pa leje. Me mua policia do të jetë në shërbim të qytetarit, nuk do të vjelë më 3.8 mln euro gjoba në vit nuk do gjobiten me 1 mijë gjoba në ditë qytetarë e Tiranës është rekord. Drejtori i Policisë bashkiake i kërkon punonjësve që; a i keni bërë a jo like kryebashkiakut. Unë kam qasje tjetër dhe uroj që pas 14 majit të jetë i prekshëm përmirësimi i cilësisë së shërbimit të qytetarëve. Nuk duhet të jenë patronazhistë e aktivistë”.
Belind Këlliçi, koalicioni "Bashkë Fitojmë"
(A2 Televizion)