Banka e Shqipërisë emetoi obligacionin për llogari të qeverise shqiptare. Në njoftimin paraprak ishte e bërë e ditur se në ankand do të merrej një borxh prej 120 milionë euro. Por burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se qeveria ka marrë gjithsej 100 milionë euro, ndërsa u ofruan nga bankat dhe qytetarët në total 163,9 milionë euro. Ajo që nuk dihet ende është se ku do të përdoret ky borxh. Edhe pse tashmë qeveria e ka pranuar situatën e vështirë ekonomike dhe buxhetore në vend. Por, a ka para qeveria për të përballuar krizën dhe ku mund t’i gjejë ato? (A2 Televizion)
A ka para qeveria për të përballuar krizën?
