
Kryeministri Rama ka prezantuar mënyrën e re për të marrë leje për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret, e cila do të jetë funksionale që prej ditës së hënë,
“Ata që nuk kanë një smartphone apo një kompjuter, të marrin masa nesër për të bërë shpenzimet e nevojshme, pasi të hënën nuk qarkullojnë dot, pasi procedura nuk e lejon”, tha Rama.
Rama theksoi se pensionistëve nuk do t’u jepet leje. “Pensionistëve nuk do t’iu jepet leje. Përgjigjja në këtë sistem do të jetë negative. Pensionistët nuk do të dalim në rrugë, ata që do të dalin do të penalizohen. Vetëm një anëtar familje për të bërë pazar”, tha Rama.
(A2 Televizion)