
E ftuar në Debat në A2 CNN, juristja Enida Bozheku komentoi propozimin e Partisë Demokratike për vetingun e politikanëve nga SPAK.
Juristja u pyet nëse ky institucion mund të kryejë vetingun e politikës në Shqipëri, ndërsa u shpreh se kjo mund të ndodhë, por SPAK do të humbiste misionin e tij primar.
“Në vullnetin e palëve politike apo institucionale gjithçka është e mundshme. Me atë mekanizëm apo formulë ku SPAK-u do të marrë funksionet administrative dhe jo penale që i takon ligji, kuptohet që duket sikur zhvlerësohet roli i SPAK. Të vësh SPAK të kryejë një verifikim të figurave politike duke anashkaluar të gjithë ato që janë mekanizma të kontrollit të strukturave të tjera të administratës, duket diçka që bëhet , por do të humbte shumë SPAK-u nga misioni i tij primar”, u shpreh juristja. (A2 Televizion)