Protesta e 11 shkurtit, PD paralajmëron policinë: Do të jenë 100 mijë persona në shesh

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 13:23 | Politikë

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit ku e njofton për protestën që do të organizojë, ditën e shtunë, përpara kryeministrisë në orën 12:00, ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Në letrën e dërguar nga sekretari organizativ, Ervin Minarolli, paralajmërohet policia se në këtë manifestim kombëtar do të jenë të pranishëm 80-100 mbështetës të opozitës.

Në këtë protestë thuhet se do të flasin drejtues të lartë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha thirri këtë protestë kombëtar pas shpërthimit të skandalit McGonigal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin opozita e akuzon se është paguar nga kryeministri Rama për të shkatërruar PD-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos