“A të them unë ty se si të aktrosh?”, sherri i tenistit me yllin e Hollivudit

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 10:43 | Futboll

Gjatë ndeshjes ndaj Rafael Nadal në Indian Wells, tenisti Nick Kyrgios pati një debat të ashpër me aktorin e famshëm Ben Stiller.

Kur po përgatitej që të shërbente, Stiller i tha diçka australianit, i cili iu kthye me këto fjalë: "A di të luash tenis? Nuk di, kështu që, pse po flet? A të them unë ty se si të aktrosh? Jo, nuk të them gjë".

Debati u mbyll me të qeshurat e publikut, përfshirë Ben Stillerin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos