Humbi 3-0 në shtëpi, Allegri sulmon Villarrealin: Në pjesën e dytë, vetëm u mbrojt

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 09:57 | Futboll
Humbi 3-0 në shtëpi, Allegri sulmon Villarrealin: Në pjesën

Massimiliano Allegri është i kënaqur nga paraqitja e Juventusit, edhe pse bardhezinjtë dolën me turp nga Champions League, duke u mundur 3-0 në Torino nga Villarreal.

Sipas tij, “ekipi luajti shumë mirë përgjatë 75 minutave”.

https://a2news.com/2022/03/16/juventus-shkermoqet-ne-13-minuta-asnje-italiane-ne-cerekfinale-te-champions/

“Villarreal u mbyll në mbrojtje në pjesën e dytë dhe një episod ndryshoi gjithçka (11-metërshi). Janë gjëra që ndodhin. Nuk kam kritika për djemtë”, tha Allegri.

Trajneri i bardhezinjve vijoi të fliste për kundërshtarin: “Ata nuk dilnin as në kundërsulm, u mbyllën të gjithë mbrapa. Donin ta çonin ndeshjen në shtesë dhe kur pësuam golin e parë, nuk reaguam mirë. Por, jam i kënaqur nga lojtarët e mi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos