
Pasi mori vendimin të rihapë merkaton për futbollistët ukrainas, FIFA ka bërë publikë dhe rregullat për çdo federatë që do ti mirëpres ata.
Të gjithë ata lojtarë që u larguan nga futbolli profesionist në Ukrainë që nga momenti kur shpërtheu lufta në këtë vend mund të regjistrohen në kampionatet që ata dëshirojnë. Një vendim ky që u publikua dhe disa ditë më parë mirëpo tani më qeveria e futbollit ka caktuar dhe rregullat fikse për këta lojtarë dhe procedurat që duhet të ndjekin.
“Lojtarët ukrainas mund të lejohen të regjistrohen me klube të tjera edhe nëse periudha e regjistrimit është mbyllur në Federatën ku synojnë të regjistrohen. Për më tepër, përditësimi i rregullores së parë parashikon regjistrimin e maksimumi 2 lojtarëve profesionistë”, shkruhet në komunikatën e postuar së fundmi nga FIFA.
Në këtë mënyrë çdo klub nga çdo lloj kampionati përfshirë dhe atë shqiptar kanë mund të regjistrojnë lojtarët e rinj ukrainas në çdo kohë por maksimumi I lojtarëve të lejuar tek çdo klub është dy futbollistë. FIFA ritheksoi se do të ndjek këtë strategji deri në normalizimin e situatës në Ukrainë. (A2 Televizion)