
Edhe pse po zhvillon një sezon fantastik duke qenë një nga pretendetët kryesor për titullin kampion dhe Kupën e Italisë, Milani po mendon që tani për objektivat e merkatos.
Sulmi mbetet një nga repartet më delikat tek kuqezinjtë duke qenë se kanë dy veteranët Oliver Giroud dhe Zlatan Ibrahimoviç. Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga Divok Origi.
Futbollisti i Liverpool ka shumë kohë që nuk llogaritet si titullar në radhët e të kuqve për këtë, kalimi tek “djalli” i Milanos mund të jetë dhe me i thjeshtë.
Siç shkruhet në mediat italiane, Milani po vëzhgon situatën e lojtarit për të kaluar më vonë tek një ofertë zyrtare. (A2 Televizion)