
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku vizitoi këtë tëpremte Tiranën, ku zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të vendit.
Në presidencë, kreu i LDK-së mori garancinë e Ilir Metës për mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, ndërsa palët u dakordësuan gjithashtu për të patur përpjekje më të mëdha për forcimin e faktorit shqiptar në rajon.
Në Tiranë, kreu i LDK-së u ndal dhe në kryeministri, ku pati një takim me kryeministrin Rama, si dhe në Kryesinë e Kuvendit, ku u takua me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fund të takimeve, Abdixhiku kërkoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për integrimin euroatlantik të Kosovës. (A2 Televizion)