“Absolutisht e papranueshme ajo që ndodhi”

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 17:06 | Sporte të tjera

George Russell, shoku i ardhshëm i skuadrës i Lewis Hamilton te Mercedes, e ka cilësuar si të “papranueshme” atë që ndodhi në garën e fundit sezonale të Formula 1, me Max Verstappen që fitoi titullin kampion bote pasi parakaloi në xhiron e fundit britanikun.

Piloti i Ëilliams shkroi në Tëitter: “Kjo është e papranueshme!!! Max është një pilot fantastik, i cili ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm dhe kam shumë respekt për të, por ajo që ndodhi është absolutisht e papranueshme. Nuk mund ta besoj atë që pamë”.

https://a2news.com/2021/12/12/mrekulli-e-verstappen-holandezi-fiton-titullin-kampion-ne-f1/

Russell i referohet vendimit të komisarëve të garës për të larguar makinën e sigurisë xhiron e fundit, duke lejuar kështu holandezin Verstappen që të sulmonte Hamiltonin, për të marrë fitoren e garës dhe kampionatit njëkohësisht.

Një vendim që shefi i Red Bullit, Christian Horner, e komentoi kështu: “Ishte e vështirë për komisarët. Në fillim të garës, vendimi i tyre ishte kundër nesh për aksidentin Verstappen-Hamilton. Me siguri që te Mercedesi mendojnë se vendimi që u mor në fundin e garës, ishte kundër tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos