Futboll amerikan, ndërron jetë lojtari 33-vjeçar në shtëpinë e tij

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 13:46 | Sporte të tjera

Demaryius Thomas, ish-lojtari i futbollit amerikan, u gjet i pajetë këtë të enjte në shtëpinë e tij, në Xhorxhia.

Shkaqet nuk dihen ende, pasi autoritetet po zbardhin rrethanat e ngjarjes, mirëpo, sipas mediave amerikane, dyshohet të kenë qenë shkaqe natyrore nga mjekimet që ai merrte.

33-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë sport, pasi luajti për 10 vite si pritës, 9 prej të cilave me Denverin, ku regjistroi dhe suksesin më të madh, me atë triumf të vitit 2016.

Për sezone me radhë, ai ia kishte dalë të ishte ndër më të mirët në fushë, kur veçohet si fituesi i Super Bowl në vitin e fundit të Peyton Manning.

Menjëherë pasi mësuan lajmin e ndarjes nga jeta, reagime të shumta kishte dhe nga miqtë e tij, me dedikime prekëse për të riun. Thomas kishte një histori të dhimbshme dhe sa i përket familjes së tij, pasi në vitin 2015, Presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, fali nënën e lojtarit, e cila ishte në burg për trafik droge. I rritur nga babai i tij, një ushtar, Thomas kishte filluar të punonte kur ai ishte ende duke studiuar, duke mbledhur misër për të siguruar jetesën gjatë studimeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos