
Kosova mbështet bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike dimërore që do të zhvillohen në Pekin. Njoftimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila është shprehur në favor të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes vendeve që i janë bashkuar këtij vendimi, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze janë edhe Britania e Madhe dhe Australia.
Bojkoti diplomatik nënkupton që skuadrat olimpike dhe sportistët do të marrin pjesë në eventet sportive, por krerët e delegacioneve dhe përfaqësuesit e lartë të shtetit do ti bojkotojnë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare të Olimpiadës në Pekin. (A2 Televizion)