Botërori i peshëngritjes, Evangjeli Veli eliminohet nga gara, zhgënjeu në shtytje

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 14:55 | Sporte të tjera

Shqipëria e ka nisur me zhgënjim Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Nga delegacioni kuqezi, e para në pedanë u ngjit Evangjeli Veli, që konkurroi në Baterinë A të peshës 55 kg për femra. Pas ecurisë së mirë në shkëputje, ku u pozicionua e katërta me 89 kg, Veli nuk arriti të përsëriste të njëjtën paraqitje edhe në shtytje.

Ajo i humbi të tria provat me 105 kg dhe u eliminua nga gara. Kjo bëri që peshëngritësja kuqezi të mos klasifikohej as në renditjen përfundimtare në dygarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos