
Përveç kontrolleve që po bëhen në terren nga Task Forca e ngritur për të monitoruar çmimet në treg për shkak të pandemisë nga koronavirusi, institucionet ligjzbatuese po monitorojnë edhe on line diferencat e çmimit të mallrave midis blerjes dhe shitjes nga ana e tregtarëve.
Kjo bëhet me qëllim që ato biznese apo tregtarë që nuk arrihet të kapen në shkelje në këtë moment, do të verifikohen më pas me qëllim ndëshkimin ligjor të tyre.
Kjo deklaratë u bë gjatë një inspektimi në doganën e Morinit, ku përfaqësues të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe drejtues të pushtetit lokal pranë zonës kufitare patën me qëllim verifikimin e lehtësirave për kalimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës. (A2 Televizion)