
Largimet nga puna i konfirmon edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se ka pasur tendencë për largime, ashtu si edhe për punësime të reja në disa industri, që sot janë të hapura.
Por, sipas legjislacionit në fuqi, kompanitë kanë afat deri më 10 prill për të njoftuar heqjen dhe vendosjen e punonjësve të rinj për muajin mars. Kjo do të thotë se duhen edhe pak ditë për të kuptuar realisht efektet e para të krizës së koronavirusit në ekonomi.
Ndërkaq ekspertët japin alarmin për kostot që duhet të përballojë buxheti dhe që janë të trefishta. Ekspertët rekomandojnë që të merren masa mbështetëse dhe ndihmuese për të gjitha kategoritë e biznesit, veçanërisht për bizneset e mëdha, si kontribuesit kryesor në punësim dhe në rritjen ekonomike. (A2 Televizion)