
Prokurimet publike që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit do të vijojnë normalisht procedurat. Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar vendimin e marrë pak ditë për pezullimin e tenderave për një periudhë të pacaktuar.
Sipas APP-së, tashmë autoritet kontraktore përveç procedurave të prokurimit për mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, do të vijojnë punën edhe për shpalljet e reja që lidhen me tërmetin e 26 Nëntorit si dhe ato për shërbime që lidhen me komunitetin.
Kjo, nisur nga domosdoshmëria e nevojave të krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore, ku mijëra qytetarë humbën banesat e tyre.
Më herët edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar se procesi i rindërtimit nuk do të ndalet pavarësisht situatës emergjente të krijuar nga Covid-19. (A2 Televizion)