Grabitja e postës në Tiranë, publikohen foto të autorëve duke u larguar me biçikletë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 13:02 | Kronikë

Rreth 200 mijë lekë u grabitën mëngjesin e sotëm në filialin e Postës Shqiptare në Babrru. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 09:15, ku dy persona u futën në ambientet e postës të maskuar dhe arritën të marrin paratë.

Më pas, ata arritën të largohen duke përdorur dy biçikleta.

Ndërkohë, janë publikuar edhe dy foto të grabitësve të kapura nga kamerat e sigurisë. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos