
Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik në Policinë e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas dhe shpalli në kërkim dy të tjerë për veprën penale “mashtrim në kredi”.
I arrestuari E. C. 21 vjeç dhe të shpallurit në kërkim E. P. 23 vjeç dhe R. K., 22 vjeç prezantoheshin si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi dhe në këtë mënyrë kanë mashtruar persona të ndryshëm.
Hetimi nisi pas kallëzimit të shtetasit R.B. 65 vjeç i cili i akuzon këta shtetas se i kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash. (A2 Televizion)