Acar dhe dëborë, 40 pasagjerë kërkojnë ndihmë në autobusin e bllokuar në aksin Milot-Lezhë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 20:37 | Aktualitet

Reshjet e forta të dëborës kanë bllokuar një autobus me rreth 40 pasagjerë në aksin Milot-Lezhë. Sipas dëshmive, në gjenden të mitur dhe të moshuar, që të paktën prej tre orësh luftojnë me acarin e këtyre orëve.  

Dëshmia e një prej personave në autobus

Pasagjerët denoncojnë faktin se kanë alarmuar forcat e rendit, por që deri më tani nuk kanë parë asnjë ndihmë konkrete, dhe tani kërkojnë ndihmën e mediave.

Vendndodhja e autobusit

Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e shumë akseve rrugore, jo vetëm në veri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/13/tirana-zbardhet-moti-i-ftohte-sjell-deboren-e-pare/
https://a2news.com/2021/02/13/bora-bllokon-dhjetera-automjete-ne-aksin-burrel-skuraj/
https://a2news.com/2021/02/13/nga-jugu-ne-veri-shqiperia-pushtohet-nga-debora/

A2 CNN Livestream

Latest Videos