“Zbardhen” Tirana dhe Durrësi, moti i ftohtë sjell dëborën e parë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 17:50 | Aktualitet

Ashtu siç pritej, moti i ftohtë që ka interesuar të gjithë vendin nuk ka  anashkaluar kryeqytetin.

Temperaturat e ulta dhe reshjet e vazhdueshme kanë shndërruar shiun në dëborë, fenomen ky i pazakontë në Tiranë, dhe që pritet nga banorët me kuriozitet.

Sipas parashikimeve, reshje të tilla mund të përsëriten edhe gjatë orëve të natës.

Ndërkohë, dëbora e parë e vitit ka arritur edhe në bregdetin e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos