Administrata në fushatë, Krasniqi: Edhe OSBE është dorëzuar, fenomen i kthyer në normalitet

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 15:14 | Politikë
Administrata në fushatë, Krasniqi: Edhe OSBE është

Përdorimi i burimeve shtetërore është kthyer në një traditë të partisë në pushtet, që nga zgjedhjet e para të pluralizmit deri tek ato të 14 majit të këtij viti.

Por tashmë, thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, ky fenomen që ndikon në zgjedhje, cilësohet si normalitet nga shoqëria shqiptare, madje, shton ai, për këtë janë dorëzuar edhe ndërkombëtarët.

Përfaqësuesi i Konrad Adenaur, duke iu referuar raporteve të fundit të OSBE-së, shprehet se përfshirja e administratës në zgjedhje është ende një betejë që duhet zgjidhur.

“Nëse shohim gjetjet e OSBE/ODIHR, apo numrin e ankesave që janë depozituar në KQZ, SPAK dhe Prokuroritë e tjera, kjo tregon që jemi ende duke luftuar një betejë në të tatëpjetë për sa i përket përdorimit të administratës shtetërore.”

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi

Afrim Krasniqi tregoi edhe disa shembuj të monitoruar nga ISP-ja, ku pushteti qendror dhe ai lokal morën vendime gjatë fushatës elektorale për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Oerd Bylykbashi mendon që qeveria e majtë ka punësuar në administratë militantë të PS-së për të garantuar makinerinë e votave ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe mendon përfaqësuesi ligjor i PS, sidomos për vendorët e 14 majit, teksa nuk i kurseu as ironinë për kundërshtarët politikë.

Përfaqësuesit politik në këtë tryezë ranë dakord që Kodi Zgjedhor ka nevojë për saktësime, sidomos për veprimtaritë që lejohen apo jo gjatë fushatës elektorale të partisë në pushtet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/14/a-po-perdoren-shkollat-per-fushate-ne-facebook-skendaj-e-kemi-adresuar-ceshtjen-ne-kqz/
https://a2news.com/video/gjetjet-e-vezhguesve-u-perdor-administrata-pati-votim-familjare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos